Pikat kryesore:

Aktivitet tre-ditor qe pershfin ngitjen e malit te Tomorit dhe rafting.

Tomori eshte nje mal ne lindje te qytetit te Beratit, Shiperi. Ai eshte i larte 2416 m. Ky mal eshte i nje rendesie te madhe per banoret nga e gjithe vendi, pasi aty gjendet nje tempull fetar bektashi dhe prandaj eshte nje vend pelegrinazh. 

Kanioni i Osumit eshte me i madhi ne gjithe shqiperine. Ai eshte 13 km i gjate, 4 - 35 m i gjere dhe 70-80 m i thelle. Ka nje bukuri mbreslenese sidomos ne brendesi te tij me ujvara ku ne kohe me diell zbukurohen akoma me shume me ylbere. Eshte vendi ideal per te perjetuar rafting.

Dita e pare: Nisja ne oren 16:00 te premten nga Tirana drejt fshatit Dardhe te Beratit. Do te shkeputemi nga mjetet tona te transportit per te ecur rreth dy ore me kembe drejt vendit ku do te ngrejme kampingun. Akomodimi do te behet ne cadra dhe ne mbremje do te ndezim zjarr dhe do te bejme barbecue. 

Dita e dyte: Nisja heret ne mengjes per te tentuar ngjitjen e malit te Tomorit. Ngjitja do te zjgase rreth 6 ore ose 6 ore e gjysem. Ndersa zbritja dicka me pak. Pasi te zbresim tek kampi do te bejme nje pushim te shkurter sa te mbledhim cadrat dhe pastaj do te nisemi drejt fshatit Dardhe ku do te marrim fugonin dhe do te drejtohemi per ne Berat ose Bogove, Skrapar ku edhe do te akomodohemi.

Dita e trete: Pasi te jemi bere gati ne mengjes do bejme nje ecje te shkurter dhe me pas do nisemi drejt kanioneve te Osumit, Skrapar ku do t'i bashkohemi instruktoreve te Albania Rafting Group. Pas perfundimit te rafting do te kthehemi ne Tirane. 

 Cfare duhet te merrni me vete:

1.kepuce me qafe per ngjitje malore

2.syze dielli dhe kapele

3.ushqime energjike si fruta te thata, cokollate etj.

4. shishe uje 1.5-2L

Te perfshira: transporti, akomodimi, guida, mengjezi i dites se trete.