Pikat kryesore:

Ne datat 6-7-8 Maj do te zhvillojme nje aktivitet qe perfshin disa lloje sportesh ne gjirin me te bukur ne Shqiperi, Gjirin e Grames. Do te bejem hiking ne kete gji, scuba diving (zhytje nenujore) ne bregdetin e Jonit si dhe fluturime nga Llogaraja. Vendet jane te limituara deri ne 24 persona. Ju lutem lexoni me kujdes se cfare duhet te keni me vete. Aktiviteti eshte i pershtatshem vetem per persona me pergatitje te mire fizike. 

Dita e pare: Nisja nga Tirana ora 17:00 dhe transferimi drejt Llogarase ku do te pergatitemi per diten e neserme. Fjetja ne shtepi te thjeshta prej druri ose hotel. Darka propozohet te merret me vete bashke me pak ushqime per ditet ne vazhdim te cilat propozohen te jene jo ushqime qe prishen. 

Dita e dyte: Nisja nga Llogara ende pa aguar dita per te shmangur te nxehtin, dhe nisja me kembe drejt Gjirit te GRames. Ecja do te zgjase rreth 8-9 ore dhe per kete arsye duhet te keni marre me vete ushqime energjike mjaftueshem si dhe shishe uje 2L. Pasi te mberrijme ne Gjirin e Grames do te pushojme per te ngrene dreken. Deri ne mbasdite do te lahemi ne kete perle te bregdetit shqiptar dhe ne mbremje do te vendosim zgaren. Akomodimi do te behet ne cadra(camping), te cilat jane 2.3 ose 4 vendeshe. 

Dita e trete: Pasi te konsumojme dicka ne mengjes nisemi drejt palases ku do te pushojme duke u lare perreth 30 minuta tek Gjiri i Shen Andreut. Pasi te mberrijme ne Palase do te ndahemi ne tre grupe, ne ata qe deshirojne te bejne scuba diving, ne ata qe deshirojne fluturimin dhe pjesa tjeter qe deshiron te pushoje ne palas ose ne drimadhes. Mbasdite kthehemi drejt Tiranes, me nje pushim gjate rruges per te konsumuar dicka. 

Cfare duhet te keni me vete: 

1.Uje per diten e dyte 2 litra dhe nje shishe tjeter me uje 5 litroshe te ngrire e cila do te transportohet drejt Gjirit te Grames me mushke ose me skaf

2.Ushqime qe nuk prishen nga vapa ose te paketuara mire.

3.Ushqime energjike si fruta te thata, cokollate per ecjen e dites se 2 dhe te 3

4.Kapele me strehe te madhe, syze dielli dhe rroba banjo

5.shtronjese dhe batanije per ne cader per ta bere gjumin me komod

6.shpirtin e aventures

Te perfshira: akomodimi diten e pare ne shtepi druri ose hotel dhe ne cadra diten e dyte, transporti, guida

Te paperfshira: ushqimi, transporti me mushka ose skaf per pajisjet shtese si ushqimi dhe uji, transporti i personave qe nuk do munden ta perballojne ecjen. 

Cmimi: 

 Kontakt: +355 69 58 19 599/+355 69 29 29 800

 E-mail: info@albania-alpine-adventure.com