Pikat kryesore:

Aktivitet dy-ditor per te vizituar Ujvaren e Sotires. 

Ujvara e Sotires ndodhet rreze Malit te Tomorit, ne fshatin qe mban te njejtin emer. Kjo ujvare ndodhet  rreth 16 km larg qytetit te Gramshit. Ujvara perbehet nga tre burime ujore qe dalin ne trajte curgjesh nga lartesi te medha nga 20 deri ne 150 m. Ujvara e Sotires eshte unike ne llojin e vet dhe per kete arsye i kemi kushtuar nje tur me vete. 

 

Dita e pare: Nisja te shtunen ne mengjes per ne fshatin Sotire ku do te vizitojme Ujvaren me te bukur te vendit Ujvaren e Sotires, me nje ndalese te shkurter per kafe. Pasi te mberrijme ne fshat do te ecim perreth 2 ore drejt ujvares.Pas vizites se ujvares do te bejme barbeque. Ndryshe nga turet e tjera, akomodimi do te behet ne cadra dhe mbremja do te kalohet prane ujvares me kitare. 

Dita e dyte: Do te largohemi ne mengjes nga ujvara per te vizituar Shpellenn e Kabashit, 900 m mbi nivelin e detit e gjate 120 m. Shpella eshte nje bukuri jo shume e eksploruar dhe permban konkrecione te shumta stalaktike dhe stalagmite. Pas vizites, kthimi drejt Tiranes me nje ndalese rruges.

Cfare duhet te merrni me vete: 

1.kepuce per ecje malore

2.syze dielli dhe kapele

3.ushqime energjike fruta te thata, cokollate etj.

4.shishe uje 1.5-2 L

Te perfshira: transporti, guida, akomodimi