Pikat kryesore:

Aktivitet dy-ditor per Ngjitjen e Malit te Korabit. 

Korabi eshte mali me i larte i Shqiperise dhe nje nga malet me te larta te Evropes Juglindore me lartesii 2764 m. Ai shtrihet pergjate kufirit te Shqiperise dhe Maqedonise. Eshte nje vend i pasur me bukuri te rralla natyrore, me gure, shkembinj dhe kullota te pafud.Ky mal gjendet ne rrethin e Dibres qe eshte nje nga zonat me kulture dhe tradite te hershme, me kulinari dhe burime natyrore te pasur. Nder vite eshte quajtur "Embleme Qyteterimi".

Dita e pare: Nisja nga Tirana te shtunen ne mengjes drejt fshatit Tes te zones se Radomires, Diber, me nje ndalese te shkurter ne qytetin e Kukesit. Me pas do te akomodohetmi ne shtepi pritese te fshatit ku edhe do te darkojme.

Dita e dyte: Nisja heret ne mengjes per te ngjitur majen e Korabit. Ngjitja zgjat rreth 6 ore ndersa zbritja 4 ore. Pas kthimit do te konsumojme dicka ne fshat sa grupi te kthehet i gjithe. Me pas do te kthehemi ne Tirane me nje ndalese te shkurter rruges.

Cfare duhet te merrni e vete:

1. kepuce me qafe per ngjitje malore

2. syze dielli dhe kapele

3. ushqime energjike si fruta te thata, cokollate etj.

4. Shishe uje 1.5-2 L

Te perfshira: Transporti, akomodimi, guida.