Pikat kryesore:

Aktivitet dy-ditor ne skajin me verior te Shqiperise.

Lepusha, pjesa e  zones se Kelmendit, Malesi e Madhe, ndodhet ne lartesine 1300 m mbi nivelin e detit.Prane saj gjendjen Bjeshket e Namuna, pjesa me terheqese e Alpeve Shqiptare. Zona ka bujtina te cilat kane nje mikpritje te rralle dhe ushqim bio. 

Plave&Guci jane zonat qe i jane shkeputur Shqiperise ne fund te shekullit XIX. Ato ndodhen rreth 12 km larg Vermoshit, skajit me verior te Shqiperise. 

Dita e pare: Nisja nga Tirana te premten ne mengjes drejt Lepushes, me nje ndalese te shkurter ne Leqet e Hotit dhe Tamare, dy pika turistike qe ofrojne pamje te jashtezakonshme natyrore. Me pas nisemi per te vizituar Plaven dhe Gucine. Pas kthimit, akomodohemi dhe darkojme ne nje nga bujtinat ne Lepushe. 

Dita e dyte: Ngritja heret ne mengjes per ngjitur Malin e Vajushes, 2056 m i larte (ose Malin e Berishtolit 1946 m i larte). Pas zbritjes do te kthehemi ne nje nga bujtinat per te drekuar. Pas ngrenies se drekes, kthehemi drejt Tiranes.

Cfare duhet te keni me vete:

1.kepuce per ecje malore

2.syze dielli dhe kapele

3.ushqime energjike si fruta te thata, cokollate etj

4.shishe uje 1.5-2 L

Te perfshira: Transporti, akomodimi, 3 vaktet , guida.