Pikat kryesore:

Aktivitet dy-ditor ne skajin me verior te Shqiperise. 

 Lepusha dhe Vermoshi jane cilesuar si dy nga kryeveprat natyrore te zones se Kelmendit. Lepusha shtrihet ne nje lugine plot gjelberim, ku prane saj ngrihen Bjeshket e Namuna. Ky fshat dallohet per kontraste te medha te relievit, te cilat i japin asaj bukuri panoramike. Ne vere ky fshat mbulohet nga gjelberimi ndersa ne dimer mbulohet me debore dhe ne kehe me debore lugina e Lepushes sherben si piste per te bere ski. Vermoshi eshte skaji me verior i Shqiperse dhe me bukuri natyrore te mrekullueshme. Majat e maleve dhe shpatet e maleve, zbresin embel mbi tabanin e sheshte dhe te gjere te lugines se Vermoshit. Ne gjirin e ketyre maleve gjenden ujvara, kanione, shpella, flore e faune e pasur. Lepusha dhe Vermoshi jane fshatra tipik alpine me shtepi karakteristike prej guri dhe kullotave e livadheve tipike alpine ku rriten edhe bime medicinale. Ne Lepushe, ne fund te muajit korrik dhe ne fillim te muajit gushtit ne lartesine 1500 rritet boronica, kurse ne periudhen e vjeshtes kur fillojne shirat aty rriten shumellojshmeri kerpudhash ku nje pjese e tyre jane te ngrenjshme. 

 

Dita e pare: Nisja nga Tirana te premten ne mengjes drejt Lepushes, me nje ndalese te shkurter ne Leqet e Hotit dhe Tamare. Me pas Nisemi per ne Selce per te vizituar Ujvaren e Sllapit duke ecur perreth nje ore. Kjo ujvare eshte nder me te bukurat ne Shqiperi. Ne kohe me diell, ne 90% te rasteve, tek kjo ujvare gjen ylber. Me pas do te vizitojme Vermoshin, skajin me verior te Shqiperise. Akomodimi dhe ngrenia e darkes ne Lepushe.

 

Dita e dyte: Ngritja heret ne mengjes per te ngjitur Malin e Vajushes, 2056 m i larte. Pas zbritjes do te kthehemi ne bujtina per te drekuar. Pas ngrenies se drekes, kthimi drejt Tiranes, duke u larguar nga Lepusha e bukur, per tu kthyer serisht vitin tjeter.

 

Cfare duhet te merrni me vete: 

1. kepuce me qafe per ecje malore

2. syze dielli dhe kapele

3. ushqime energjike si fruta te thata, cokollate etj

4.shishe uje 1.5-6L

 

Te perfshira: Trasporti, guida, akomodimi, vaktet (darka e dites se pare dhe mengjesi i dites se dyte)