Fillon: | Tirane |
---|---|
Perfundon: | Tirane |
Grada: |
Mesatare
|
Cmimi: | 45€ |
Nisja: | 07:30 AM |
Pikat kryesore:
Aktivitet dy-ditor Valbone-Theth
Thethi se bashku me Valbonen konsiderohen si bukuri natyrore te Bjeshkeve te Veriut. Thethi eshte park zoologjik natyror. Ai rrethohet nga male te larta si ai i Radohimes, Shebenikut dhe Paplukut si dhe nga qafa mahnitese duke filluar nga Qafa e Thanes, Qafa e Pejes, Qafa e Jezerces, Maja e Zeze, Maja e Zorgjit. Resurset natyrore te Thethit jane te paperseritshme. Permendim Ujvaren e Thethit qe eshte nje perle rreth 25 m e larte, Kanioni i Grunasit rreth 2 km i gjate, Shpella e Harapit, Mulliri i Blojes, Kulla e Ngujimit ejt. Te gjitha keto burime natyrore se bashku me trashegimine kulturore dhe historike e bejne Thethin terheqes per vizitoret.
Dita e pare: Nisja heret ne mengjes nga Tirana drejt liqenit te Komanit me nje ndalese te shkurter rruges. Ne Koman marrim tragetin dhe udhetojme rreth dy ore e gjysem drejt Fierzes. Me pas hipim perseri ne mjetet tona dhe nisemi drejt Valbones me nje ndalese per dreke ne Tropoje. Gjate rruges per ne Luginen e Valbones do te ndalojme per te vizituar nje burim ujor shume interesant i quajtur Vredhe si dhe per te pare pjeset me te bukura te lumit te Valbones. Akomodimi do te behet ne Luginen e Valbones ne nje nga bujtinat ose hotelet e zones ku edhe do te konsumojme darken.
Dita e dyte (Varianti I): Nisja heret ne mengjes drejt Fushes se Gjese, nga ku do te nisemi per te bere kalimin Valbone-Theth, rreth gjashte ore ecje. Mberrijme ne Theth afer drekes, ku menjehere do te vizitojme Kishen dhe Kullen e Ngujimit ne qender te fshatit dhe me pas Ujvaren e Thethit. Dreken do ta konsumojme ne nje prej bujtinave ne Theth. Me pas nisemi drejt Tiranes me nje ndalese per kafe ne Shkoder.
Dita e dyte (Varianti II): Nisja heret ne megjes drejt Fushes se Gjese, nga ku do te nisei per te bere kalimin Valbone-Theth, rreth gjashte ore ecje. Mberrijme ne Theth afer drekes, ku menjehere do te vizitojme Vaskat e Gurit ne Nderlyse, si edhe Syrin e Kalter. Dreke do ta kosumojme ne nje prej bujtinave ne Theth. Me pas nisemi drejt Tiranes me nje ndalese per kafe ne Shkoder.
Cfare duhet te merrni me vete:
- kepuce ose atlete per ecje malore
- syze dielli dhe kapele
- ushqime energjike se fruta te thata, cokollate etj.
- shishe uje 1.5
Te perfshira: Transporti Tirane-Valbone, Theth-Tirane , Guida, akomodimi, vaktet ( mengjesi i dites se dyte)
Kontakt: +355682058905 Edi
+355697864335 Berti
e-mail: info@albania-alpine-adventure.com
Kushtet e rezervimit
Kontakt: +355682058905 Edi
+355697864335 Berti
e-mail: info@albania-alpine-adventure.com