Pikat kryesore:

Aktivitet dy-ditor ne Luginen e Valbones 

"Lugina e Valbones" ndodhet 25-30 km ne veriperendim te qytetit Bajram Currit. Kjo lugine eshte  e rrethuar nga maja te larta e te thepisura duke krijuar keshtu nje peisazh natyror te mrekullueshem. Prezenca e ujvares, lumit, gjelberimit dhe mikpritjes e ka kthyer kete lugine nder destinacionet me te frekuentuara nga turistet.

 

Dita e pare: Nisja heret ne mengjes nga Tirana drejt liqenit te Komanit me nje ndalese te shkurter rruges. Ne Koman marrim tragetin dhe udhetojme rreth dy ore e gjysem drejt Fierzes. Me pas hipim serisht ne automjetet tona dhe nisemi drejt Valbones me nje ndalese te shkurter per dreke ne Tropoje. Gjate rruges per ne Luginen e Valbones do te ndalojme per te vizituar nje burim ujor shume interesant i quajtur Vredhe, si dhe per te pare pjeset me te bukura te lumit te Valbones. Akomodimi do te behet ne Luginen e Valbones ne nje nga bujtinat ose hotelet e zones ku edhe do te konsumojme darken. 

 

Dita e dyte: Pas konsumimit te mengjesit ne bujtinen ku jemi akomoduar do te vizitojme bukurite natyrore te Lugines si ujvara, mulliri, fusha e gjese etj. Me pas do te nisemi drejt Kosoves ku do te vizitojme Manastirin e Decanit dhe pastaj dreka do te konsumohet ne qytetin e Pejes. Pas dreke do te kthehemi drejt Tiranes. (Nese grupi deshiron qe pas vizites se Manastirit te Decanit te vizitoje Prizrenin dhe jo Pejen, mund ta modifikojme kete pjese te udhetimit).

Cfare duhet te merrni me vete:

  1. veshje sportive per tu ndjere komod gjate udhetimit
  2. syze dielli dhe kapele
  3. shishe uje 1.5-2L

Te perfshira: transporti Tirane -Koman, Trageti Koman-Fierze, Fierze-Valbone, Valbone-Decan-Tirane, akomodimi, vaktet (darka e dites se pare dhe mengjesi i detes se dyte).