Pikat kryesore:

"Logu i Bjeshkeve" eshte nje manifestim kulturor qe zhvillohet cdo vit qe nga viti 1998, te shtunen e dyte te muajit Gusht, ne fshatin Lepushe, Kelmend. Ne kete manifestim vajzat e Kelmendit konkurojne per te qene me e bukura e bjeshkeve. Ky eshte nje rast shume i mire qe ju te njiheni edhe me veshjet tradicionale, kenget dhe vallet e zones se Kelmendit. 

Aktivitet tre ditor per te shtunen e dyte te Gushtit, Lepushe, Kelmend.

Dita e pare: Nisja nga Tirana te premten ne mengjes drejt Lepushes, me nje ndalese te shkurter ne Leqet e Hotit dhe Tamare. Me pas nisemi per ne Selce per te vizituar Ujvaren e Sllapit duke ecur perreth nje ore. Kjo ujvare eshte nje nder ujvarat me te bukura te Shqiperise. Ne kohe me diell, ne 90% te rasteve, tek kjo ujvare gjen ylber. Me pas do ti drejtohemi Lepushes per tu akomoduar dhe per te ngrene darke ne shptepite pritese (bujtina). 

Dita e dyte: Pas ngrenies se mengjesit, do te nisemi drejt Qafes se Predelecit, ku do te ndjekim eventin "Logun e Bjeshkeve"i cili eshte nje event kulturor. Pas perfundimit te eventit do te kthehemi ne bujtina per te drekuar. Mbas dreke, do te nisemi per te vizituar Plaven dhe Gucine. Ne mbremje do te kthehemi ne bujtine dhe pas ngrenies se darkes do te pergatisim cantat per ngjitjen ne mal te dites se neserme. 

Dita e trete: Ngritja heret ne mengjes per te ngjitur Malin e Vajushes, 2056 m i larte. Pas zbritjes do te kthehemi ne bujtina per te drekuar. Pas ngrenies se drekes, kthimi drejt Tiranes, duke u larguar nga Logu me kujtime te bukura per tu kthyer serish vitin tjeter. 

Cfare duhet te keni me vete: 

1.veshje sportive, xhupa kundra eres.

2.kepuce me qafe per ecje malore

3.dorashka dhe kapuce

4.syze dielli

5.ushqime energjike per ne mal, fruta te thata, cokollata, shishe uje 1.5 l

Te perfshira: transporti, akomodimi, guida dhe vaktet (dy darka, dy mengjese, dy dreka)