Fillon: Tirane
Grada:
m

Pikat kryesore:

Mali_i_Olimpit,Greqi
Te dashur miq ne datat 3,4,5,6 Gusht do te zhvillojme tur 4 ditore ne Greqi ku do te synojme ngjitjen e majes Mytika ne malin e Olimpit,shijojme plazhet e Greqise dhe vizite muzeale ne Meteora.

Dita 1
Nisja nga Tirana ne oren 02:00 te mengjesit te dates  3 Gusht drejt Greqise. Rruges do te bejme nje ndalese te shkurter ne qytetin turistik te Kosturit ku do te jemi rrreth ores 06:00.Qyteti i Kosturit ndodhet afer kufirit greko-shqiptar, ne jug-lindje te Shqiperise. Ky qytet shtrihet buze liqenit me te njejti emer.Me pas do te nisemi serish per te shkuar ne qytezen e Litochoros e cila ndodhet 2 ore larg nga qyteti Kosturit dhe gjendet rreze malit te Olimpit ne 240 metra lartesi mbi nivelin e detit.Do te shkojme me mjetet tona deri ne Prionia qe eshte edhe pika nga ku do te nisi ngjitja e malit te Olimpit ne 1060 metra lartesi mbi nivelin e detit.Me pas do te ecim per rreth 4 ore drejt kampit baze ne 2100 metra lartesi.Fjetja ne kamp do te behet ne kapanone me shume persona.

Dita 2: Ngritja heret ne mengjes per t'u ngjitur ne piken me te larte te malit te Olimpit, Mytikas(2918 metra mbi nivelin e detit).Pas rreth 3 ore ecje do te arrijme ne majen e Skala-s (2866 metra mbi nivelin e detit). Nga kjo pike do te vazhdojme te ngjitemi ne nje terren shume shkembor per te arritur majen e Olimpit.Pasi te kemi shijuar panoramen qe te ofron pika me e larte ne Greqi do te zbresim ne plazhin e Plaka-se, brigjet e te cilit lagen nga deti Egje.

Dita 3: Pas 2 ditesh te lodhshme do te kemi te gjithe diten e trete te lire per tu qetesuar dhe per te shijuar nje dite plazhi ne bregdetin  e Egjeut. Rreth oreve te pasdites do te vizitojme Keshtjellen e Platamones.

Dita 4: Dita e katert dhe e fundit e ketij udhetimi do te shpenzohet ne menyren e duhur ne Meteora e cila ndodhet 155 km larg Plaka-s. Meteora ne greqishte ka kuptimin ‘i varur ne ajer’. Ky vend eshte nje grumbull i manastireve te cilat jane te ndertuara ne maje te shkembinjve gjigante prej guri ranor, lartesia e te cilave arrin deri ne disa qindra metra.Ato jane ndertuar me shume veshtiresi gjate shekullit 15-te. Jane gjithsej 24 manastire, por vetem 4 shfrytezohen per qellime religjioze.Pas kesaj vizite do te nisim rrrugetimin drejt Tiranes.

Cfare duhet te merrni me vehte:

1)Atlete/kepuce me qafe per ngjitje malore. ( 1 pale atlete rezerve per cdo rast)

2)Veshje sportive dhe veshje per t'u nderruar gjate 4 diteve qe do te zgjase aktiviteti.

3)Syze dielli dhe kapele.

4)Xhup i holle kundra eres.

5)Rroba banje dhe sandale/shapka.

6)Ushqime energjike si fruta te thata,cokollate,biskota etj.

7)Uje ( bidon me vellim 2 litra)



Te perfshira : Transporti ; Guida ; Cadrat e kampingut ; Tarifa e kampingut ne kampin baze ne Olimp naten e 1-re

 

Nuk perfshihet: Tarifa e hyrjes ne kampingun e plazhit per naten e 2-te dhe te 3-te, e cila kushton rreth 7,5 euro

Cmimi : 110 €/person